Çudira Labërie/ Dje u shtrua asfalti, sot Ujësjellësi hap kanalet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.01.2023, 22:14

Foto që do të shikoni më poshtë ilustron më së miri se si bëhen punët publike në Shqipëri prej dekadash.

Duket se edhe pse së fundmi ka hyrë viti 2023, gjasat janë që asgjë të mos ndryshojë.

Siç gjithë shqiptarët janë në dijeni, në thuajse 100% të rasteve kur bëhen punë publike, së pari shtrohet asfalti pastaj hapen kanalet. Kjo ndodh pasi diku është harruar ndonjë tub i ujësjellësit apo elektrikut pa u rregulluar apo sistemuar.

Në rastin konkret, foto në fjalë na vjen nga Vlora. Sipas denoncimit të banorëve, pa mbushur 24 orë nga asfaltimi i rrugës, ka ardhur fadroma e Ujësjellësit dhe ka hapur kanalin.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

Pershendetje Joq! Pa mbushur 24 ore nga shtrimi, u hap nga ujsielles kanalizime vlora. Te Lagjia Deshmoret (mbas xhamise se plumbit), rruga Sadik Zotaj (dytsore onufri). Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit