OKB: Pesë milionë fëmijë në mbarë botën vdesin para ditëlindjes së pestë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2023, 20:56

Pesë milionë fëmijë në mbarë botën vdiqën para ditëlindjes së tyre të pestë në 2021, sipas shifrave të reja të OKB-së.

Shumica e vdekjeve mund të ishin parandaluar me një kujdes më të mirë shëndetësor, thonë aktivistët, duke shtuar se vdekjet midis foshnjave të porsalindura nuk janë ulur ndjeshëm që nga viti 2017. Shifrat, të publikuara nga agjencia për Vlerësimin e Vdekshmërisë së Fëmijëve treguan se ndërsa nivelet e vdekshmërisë kanë rënë që nga viti 2000, progresi është ngadalësuar gjatë 12 viteve të fundit.

Fëmijët e lindur në Afrikën Sub-Sahariane kanë 15 herë më shumë gjasa të vdesin në fëmijëri sesa fëmijët në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Shifrat e OKB-së tregojnë gjithashtu se 1.9 milionë foshnja kanë lindur të vdekura gjatë vitit 2021, më shumë se tre të katërtat (77%) në Afrikën Sub-Sahariane dhe në Azinë Jugore. Rreziku që një grua të lindë një fëmijë të vdekur në Afrikën Sub-Sahariane është shtatë herë më i madh se sa për gratë në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Lindja e parakohshme dhe komplikimet gjatë lindjes janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve neonatale. Në mënyrë të ngjashme, më shumë se 40% e lindjeve të vdekura ndodhin gjatë lindjes. Për fëmijët që mbijetojnë pas 28 ditëve të para, sëmundjet si pneumonia, diarreja dhe malaria përbëjnë kërcënimin më të madh, tha OKB.

Çdo ditë, shumë prindër po përballen me traumën e humbjes së fëmijëve të tyre, ndonjëherë edhe para frymëmarrjes së tyre të parë”, tha Vidhya Ganesh, drejtoresha e analitikës, planifikimit dhe monitorimit të të dhënave në Unicef.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit