Largimi i mjekëve drejt Gjermanisë/ Manastirliu: Ndodh në gjithë vendet e rajonit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 10.01.2023, 16:29

Largimi masiv i mjekëve, infermierëve dhe stafeve të sistemit shëndetësor, për ministren Ogerta Manastirliu është një fenomen normal. Një një konferencë për shtyp, ku ministrja u kujdes të flas më shumë për arritjet se sa për dështimet në shëndetësi, Manastirliu u detyrua të jap përgjigjie edhe për një shqetësim të madh të Shqipërisë.

Qindra bluza të bardha po largohen vit pas viti drejt Europës, kryesisht në Gjermani, po rrezikon plotësimin e kuotave të punësimit të mjekëve në raport me popullësinë. Ndër shkaqet kryesore lidhen me pagën dhe kushtet e punës, çka i detyron bluzat e bardha të emigrojnë.

"Lëvizja e lirë e mjekëve nuk është vetëm një fenomen i izoluar për Shqipërinë por për të gjitha vendet e rajonit në masë. Lëvizja e lirë ka sjellë edhe vakanca. Por ajo që dua të them është se përgjatë 2022, 343 mjekë janë punësuar në sistemin tonë shëndetësore, duke plotësuar nevojat e sistemit. Përgjatë 2022, 100 mjekë specialistë janë atashuar në spitalet tonë. Përballja me këtë fenomen është një betejë e përditshme. Është një punë e përditshme në shumë drejtime" – tha ministrja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit