Gërdeci/ Fatmir Mediu akuzë zyrtare për shpërdorim detyre: Jam i pafajshëm!

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 10.01.2023, 15:39

Fatmir Mediu është akuzuar për të dytën herë nga SPAK për 'shpërdorim detyre' në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2008 në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Nga shpërthimi humbën jetën 26 persona, mes të cilëve gra e fëmijë si dhe u plagosën rëndë dhjetra të tjerë.

Dyshohet se në fabrikë, kishin mbërritur fishekë të blera nga djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, për t'i shitur te një trafikantë armësh nga Kalifornia. Megjithëse ka dyshime, këto prova ende nuk kanë gjetur miratim të dokumentuar ligjor.

Ndër të tjera, dyshohet se dy orë pas shpërthimit, ditën e 15 marsit 2008, nga tabulatet telefonike rezulton se Fatmir Mediu, telefonatën e parë e zhvillon me pikërisht Shkëlzen Berishën, e cila zgjat 74 sekonda. Gjithashtu, pas shpërthimit, mes personave të parë që u ka telefonuar pronari i "Albademil" Mihal Delijorgji që merrej me demontimit, është Shkëlzen Berisha.

Por sërish Fatmir Mediu ka mohuar faktin se ka shpërdoruar detyreën dhe përpara hetuesëve të SPAK dhe gazetarëve ka deklaruar se është i pafajshëm. Madje Mediu e ka cilësua si shënjëstrim politik hetimin e hapur ndaj tij, pasi sipas ish-ministrit nuk ka prova bindëse.

"Dua të bëj me dije që më është prezantuar e njëjta akuzë më të njëjtët prokurorë. Mu komunikua shpërdorim detyre, por po ua them që kam kërkuar që në fillim të them dhe asnjëherë nuk jam pyetur. Motivimi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka krijuar problemin. Ajo që mu paraqit është fashikull që më është paraqitur edhe më parë. Qëndrimi i m është që nuk e pranoj këtë akuzë, jam i pafajshëm" – deklaroi Mediu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit