Degjenerimet në televizion/ Aktori Amos Zaharia: Kam bërë seks tek Lana, edhe në stadium!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.01.2023, 15:37

Amos Zaharia është gjithashtu një nga personazhet më të komentuar në Big Brother. Ai e ka nisur me vrull javën e dytë të spektaklit, pasi ka pasur debate me aktorin Gent Hazizi, por edhe me këngëtarin Luiz Ejlli.

Mirëpo, ai po tërheq vëmendje tashmë edhe me deklaratat e tij për seksin. Së fundmi, aktori ka treguar se me ish-të dashurën e tij ka bërë seks në vendet më të çuditshme dhe pothuajse në të gjithë cepat e Shqipërisë.

Vendet që ai ka përmendur janë lumi Lana, në stadium, në ashensor, por edhe në pyllin e Llogarasë.

“Unë kam pasur një lidhje kur punoja në televizon dhe na ka rastisur që të lëviznim në të gjithë Shqipërinë, erdhi një pikë që nuk ishim më kolegë dhe s’kemi lënë cep të Shqipërisë pa bërë dashuri, vendet nga më të çuditshme. Në stadium, në tren, në ashensor, edhe tek Lana madje, vendet nga më të çuditshme, edhe në majë të Llogarasë ”- ka thënë aktori.

Kjo deklaratë është shoqëruar me reagime të shumta, pasi, sipas shumë komentuesve, ky program nuk po edukon breza, por po i degjeneron ato.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit