Tiranë/ Maniaku vetëpreket në autobus kur shikon një vajzë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.01.2023, 12:54

Rastet e maniakëve në autobusët e kryeqytetit nuk po u vjen fundi as me publikimin e rasteve të ngacmimit të vajzave. Sensibilizimi nis fillimisht nga individi e nëse këto raste vazhdimisht janë të përsëritur, duhet ndërhyrja e autoriteteve.

Redaksia e JOQ Albania bën me dije se nëse maniakë të tillë vazhdojë të shqetësojnë vajzat në çdo vend tjetër të kryeqytetit e jo vetëm, do të publikohen me fytyrë me synim që të merren masa.

Një rast i fundit i ka ndodhur një të reje dje në mbërmje teksa udhëtonte për në shtëpi. E skandalizuar nga skena ajo e ka filmuar maniakun në moshë të mesme dhe është shprehur e neveritur nga ajo skenë, teksa ai vetëprekej duke e parë.

Vajza shkruan: “Ke frik te hypesh ne autobus apo cdokund dhe te shohesh cfare mban kjo toke mbi dhe . Kur nje femije mund te hasi me kto gjestes kto lloj monstra te ndyra dhe jo vetem femijet po cdokush. Kto duhen torturuar ne menyren me te dhimbshme te mundshme . Ju lutemi publikojeni bashke me fytyre qe ta shohin se cfare mbaje neper shtepi”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit