Sipas ekspertëve, shtresa e ozonit po ripërtërihet ngadalë, por dukshëm me një ritëm që do ta mbushte plotësisht vrimën mbi Antarktidë në gati 43 vjet, thotë një raport i ri i Kombeve të Bashkuara. Vlerësimi shkencor që bëhet një herë në katër vjet zbuloi se shtresa e ozonit është në proces ripërtëritjeje, më shumë se 35 vjet pasi çdo vend në botë ra dakord të ndalonte prodhimin e kimikateve që e dëmtonin atë në atmosferën e Tokës që mbron planetin nga rrezatimi i dëmshëm i lidhur me kancerin e lëkurës, dhe dëmtimin e të korrave.Përparimi është i ngadalshëm, sipas raportit të paraqitur të hënën në konventën e Shoqatës Amerikane Meteorologjike në Denver.
“Në stratosferën e sipërme dhe në vrimën e ozonit ne shohim se gjërat po përmirësohen,” tha Paul Newman, bashkëautor i vlerësimit shkencor.
Shkencëtarët dhe mbrojtësit e mjedisit në të gjithë botën kanë përshëndetur prej kohësh përpjekjet për të riparuar vrimën e ozonit që erdhi si rezultat i një marrëveshjeje të vitit 1987, e quajtur Protokolli i Montrealit që ndalonte një grup kimikatesh të përdorura shpesh në frigoriferë si një nga fitoret më të mëdha ekologjike për njerëzimin.