E akuzojnë si hajdut/ 35-vjeçarit i bie të fikët në Gjykatë, vjen ambulanca

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.01.2023, 12:20

Ka humbur ndjenjat në gjykatë, një nga autorët e dyshuar për grabitjen e një dyqani në Spitallë të Durrësit.

Mësohet se 35-vjeçari Erlind Shehaj nuk është ndjerë mirë dhe është kërkuar menjëherë ndërhyrja e ambulancës.

Ai është nxjerrë me karrocë nga ambientet e gjykatës dhe është futur në ambulancë.

Shehaj do të marrë mjekimin në spital dhe më pas pritet që të dërgohet në burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit