Balluku për drejtorin e OSHEE Adrian Çela: Nuk është i pazëvendësueshëm!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.01.2023, 12:13

Burime për JOQ, kanë bërë me dije se ministrja e MIE Belinda Balluku i ka vënë lakun në fyt mikut të saj Adrian Çela.

Ajo e ka zëvendësuar atë me të besuarin e saj në OSSH Blendian Dalipaj, i cili konfirmohet nga i njëjti burim se po administron edhe çështjet e OSHEE dhe Çela ka mbetur figurë për publikun formalisht.

Prej vitesh drejtori i OSHEE ka qenë një ndër më të afërmit në rang titullarësh me Ramën, por sistemi ka ndryshuar që kur Balluku i ka përqëndruar pushtetet në duart e saj duke krijuar një mur mes tyre.

Nuk dihet përplasja që ka patur drejtori i OSHEE prej 10 vitesh me ministren, me të cilën është shfaqur gjithnjë i afërt. Krisja e tyre e parë u vu re për shkak të mungesës së këtij të fundit në konferencën e energjisë për mediat të Ballukut.

“S’kemi asnjë plan për zëvendësimin, apo për gjëra të tjera, por askush nuk është i pazëvendësueshëm”, ishte përgjigja e Ballukut për mediat pas aludimeve se Çela ishte shkarkuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit