Vodhën dyqanin ushqimor në Durrës, një prej grabitësve bie pa ndjenja në gjykatë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.01.2023, 11:37

Ditën e sotme kanë dalë para gjykatës dy autorët e vjedhjes së një dyqani në Durrës dhe një prej tyre, Erlind Shehaj, ka humbur ndjenjat në momentin kur po zhvillohej seanca, në pritje të masës së sigurisë ndaj tij dhe autorit tjetër, Orges Mona.

Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, i shoqëruar nga mjekët dhe forcat e policisë. Ende nuk raportohet si është gjendja e tij. Dy ditë më parë dy të rinjtë kërcënuan shitësen e një dyqani ushqimor dhe i vodhën asaj xhiron ditore prej 15 mijë lekësh.

Gjithashtu dy autorët dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë në një banesë në pronësi të B.H. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë i kanë nxjerrë zbuluar. Mona është dënuar edhe më parë për vjedhje, ndërsa Shehaj rezulton me precedent për vjedhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit