Shkencëtarët: Pirja e pijeve energjike i shkakton meshkujve rënie flokësh

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.01.2023, 11:15

Një grup shkencëtarësh kanë pohuar se ekziston një lidhje midis pijeve me sheqer dhe pijeve energjike si faktorë të përshpejtimit të rënies së flokëve tek meshkujt.

Gjetjet u botuan në një revistë të quajtur Nutrients dhe detajojnë një studim të kryer nga shkencëtarët kinezë mbi 1000 burra.

Ekspertët nga Universiteti Tsinghua në Pekin zbuluan se ata që pinë sasi të mëdha pijesh energjike, si dhe pije të gazuara, pije sportive, madje edhe çaj dhe kafe të ëmbël, janë në rrezik më të madh të vuajnë nga rënia e flokëve.

Për të nxjerrë përfundimin e tyre, burrave të përfshirë në studim iu kërkua të konsumonin nga një deri në tre litra pije çdo javë, përpara se të vlerësonin se çfarë u ndodhi.

Në fund, u vu re se ata që konsumonin më shumë se një pije çdo ditë ishin në një rrezik 42 për qind më të madh për të përjetuar rënie të flokëve, krahasuar me burrat e tjerë që nuk pinin asnjë nga pijet e lartpërmendura.

Burrat që pranuan se po përjetonin rënie të flokëve thanë gjithashtu se konsumonin mesatarisht 12 pije të kësaj natyre në javë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit