Aksidentoi për vdekje 40-vjeçarin, dënohet me burg shqiptari në Angli

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.01.2023, 10:42

Drejtësia angleze ka dënuar me 3 vjet e gjysmë burg shqiptarin Juljan Shkambi, 29 vjeç pasi shkaktoi një aksident me vdekje në Flore të Britanisë. Përplasja fatale ndodhi në bypass-in A45 në Flore rreth orës 22:55 të së hënës më 3 tetor. Një Vauxhall Zafira e kuqe që drejtohej nga Shkambi, ku udhëtonin dhe dy pasagjerë, po ecte drejt Northamptonit, ndërsa hyri kundravajtje duke u përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tjetër.

Shoferi i Fordit një burrë rreth të 40-ave pësoi lëndime të mëdha dhe ndërroi jetë në vend, teksa ajo që e rëndëoi pozitën e Shkamit ishte dhe fakti që ai vetë dhe dy pasagjerët e tij u larguan të gjithë nga vendi i ngjarjes në këmbë. Por u gjetën shumë shpejt nga një ekip qensh të trajnuar në një fushë, të gjithë të fshehur në bar.

Shkambi pranoi se ishte shoferi i makinës dhe se ishte i lodhur pas një dite të plotë pune në Leicester kur mori vendimin për të nisur udhëtimin tre orë me makinë për në Luton, ku jetonte. Mbi Shkambin rëndon edhe akuza e drejtimit të mjetit pa patentë, për shkak se ai kishte hyrë në Britaninë e Madhe ilegalisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit