Del në shitje zyrtarisht libri i Princit Harry, njerëzit vërshojnë për ta blerë nëpër librari

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.01.2023, 10:38

Ditën e sotme libraritë në Londër janë hapur shumë më shpejt se zakonisht për shkak se ka dalë në shitje libri “Spare” i Princit Harry dhe njerëzit janë vënë në radhë për ta blerë dhe për të zbuluar gjithçka rreth jetës së Harryt.

E gjithë kjo radhë vjen pasi vetëm para pak ditësh rrodhën një sërë informacionesh nga libri dhe u zbulua se Princi do të flasë për gjithë jetën e tij dhe marrëdhënien aspak të qetë me pjesën tjetër familjes mbretërore të Britanisë së Madhe.

Libri është botuar në 16 gjuhë dhe në Angli kushton 28 paund. Prej disa ditësh në medie po përflitet shumë për këtë botim, ku Harry ka zbuluar thuajse gjithçka mbi ditët e tij në pallatin mbretëror. Nga mënyra sesi humbi virgjërinë, deri tek sulmi fizik nga i vëllai, Princi William.

Libri me 410 faqe, që zbulon gjithë konfliktet dhe tensionet në pallatet mbretërore tregon version e Harryt mbi gjithë atë që ka ndodhur. Deri më tani Buckingham Palace dhe Kensington Palace nuk janë përgjigjur. Në libër thuhet se Harry iu lut babait të mos martohej sërish.

Thuhet gjithashtu se Harry vrau 25 ushtarë talebanë në shërbimin e tij ushtarak në Afganistan, si dhe ai mori droge psikodelike, pjesërisht për shkak të sulmeve të panikut. Gjithashtu thuhet se gruaja e tij, Meghan dhe njerka e tij, Catherine kishin një marrëdhënie aspak të mirë. Harry tregon se iu lut babait të mos martohej pas vdekjes së nënës së tij, Lady Dianas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit