Havier Dobi i dërgon të dashurës letër nga burgu: Nuçja ime bëj durim, dy muaj dhe do dal

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.01.2023, 07:59

Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier, janë arrestuar, teksa akuzohen se kanë vjedhur shuma të mëdha parash dhe bizhuteri, me vlerë deri në 120 mijë euro në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj. Shtëpia e ish-shefes Alda Klosi, ndodhet në “Rrugën e Kosovarëve”, ndërsa në momentin e vjedhjes, Klosi nuk ndodhej në banesë pasi kishte udhëtuar jashtë shtetit.

Ndërkohë mësohet se Havier Dobi i ka dërguar një letër të dashurës së tij nga ambientet e paraburgimit. 23-vjeçari i ka kërkuar të dashurës së tij, që e thërret me përkëdheli “nuçja”, që të bëjë durim sepse në burg do të rrijë dy muaj dhe më pas do të lirohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit