Burri në lidhje dashurie me kukullën plastike, e dashura reale xhelozon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2023, 01:46

Një burrë australian në një marrëdhënie 'intime' me një kukull plastike ka zbuluar se e dashura e tij është zemëruar dhe ndjerë xheloze për këtë lidhje.

Aussie Rod e bleu kukullën në vitin 2021 pasi kaloi një periudhë intensive vetmie ku nuk kishte pasur asnjë kontakt fizik me një grua për dy vjet. Pas bllokimeve të gjata të Covid-it, marangozi po ndihej i izoluar dhe shëndeti i tij po rëndohej, kështu që ai iu drejtua internetit dhe zbuloi botën e kukullave të seksit.

Ai pagoi 3,000 dollarë për 'shoqene tij' me përmasa reale në tetor 2021, të cilin e quajti Karina Luvly. Rod tha se ai shpejt filloi të përjetonte jo vetëm përfitimet fizike të marrëdhënies së tij të re me Karina, por edhe një përmirësim në mirëqenien e tij emocionale.

Por kur Rod ia dha lajmin partneres së tij të jetës reale një muaj pasi bleu Karina, ajo nuk u ndje mirë.

Rod e kishte takuar partneren e tij në internet vetëm shtatë muaj më parë, por dyshja nuk ishin takuar kurrë pasi ajo jetonte më shumë se 5000 km larg. Ai tha se duhej t'i shpjegonte asaj se manekini thjesht 'po i bënte shoqëri'.

Partnerja e tij 'e pranoi plotësisht' situatën e çuditshme pasi kuptoi se sa e rëndësishme ishte Karina për të dhe se si kukulla e kishte ndihmuar shëndetin e tij mendor. Rod që atëherë ka blerë një kukull të dytë, të cilën e quajti Lauren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit