“Do vras politikanët shqiptarë të zhduk farën e keqe”, 36-vjeçari lezhjan me kallash në dorë e qeleshe në kokë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.01.2023, 23:33

Antonio Leka është 36-vjeçari nga Lezha i cili u vu në pranga mbrëmjen e sotme. Ai është fiksuar nga kamerat e një biznesi me kallash në dorë e qeleshe në kokë në afërsi të një servisi makinash në Ishull-Lezhë pak minuta para arrestimit.

Ati i janë gjetur në makinë municione luftarake dhe armë. Përkatësisht 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Leka nuk ka bërë rezistencë teksa është arrestuar e ka deklaruar para autoriteteve se do “vriste politikanët shqiptarë për të zhdukur farën e tyre të keqe.”

Në momentin e arrestimit e ëma ka tentuar ta mbrojë të birin duke thënë se armët e municionet ishin të saj për shkak të profesionit si ushtarake. Dyshohet se Leka ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike kur është vënë në pranga.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit