Shpërblimet e Ballukut mbeten reklama edhe këtë vit, punonjësit e OSHEE nuk marrin asnjë qindarkë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2023, 20:50

Pak kohë më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku njoftoi se të gjithë punonjësit e terrenit të sekorit energjitik, OSHEE, OST dhe KESH do të marrin shpërblimin e fundvitit.

Por kur kanë kaluar 10 ditë që nga ky njoftim, i bërë më 30 dhjetor, punonjësit ende nuk kanë marrë shpërblimet.

Punonjësit e OSHEE kanë treguar për JOQ ALBANIA se sot ka qenë dita e rrogave por ata nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim.

Sipas tij kjo nuk është hera e parë që shpërblimet e qeverisë mbeten reklamë për rrjetet sociale dhe mediat proqeveritare.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, Sot ishte dita e rrogave per punojesit e oshee por asnje qindark shperblim. U perfol shum per kete shperblim por thjesht ngeli dhe kete her si reklam e qeveris ju lutem publikojeni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit