Pasagjerët e një avioni rus janë tmerruar sot kur dera e pasme u hap menjëherë pas ngritjes në rajonin më të ftohtë në botë.
Shumica e bagazheve që u përkisnin 25 pasagjerëve në bord fluturuan nga dera e avionit kur ajo u hap papritur.
Një video e publikuar në media dhe rrjetet sociale tregon derën e pasme të hapur të avionit IrAero Antonov, i cili ishte nisur nga Magan në rajonin e Yakutsk, në Siberinë lindore, në temperatura minus 41 gradë Celsius.
Pasagjeri që filmon videon është në një sedilje të pasme në avionin e nisur për në Magadan në brigjet e Paqësorit të Rusisë.
Piloti bëri një ulje të shpejtë emergjente në Magan në rajonin siberian Yakutsk dhe të gjithë anëtarët e bordit ishin 'të sigurt' pavarësisht të ftohtit intensiv në kabinë gjatë momenteve të tmerrit.
Magan është tetë milje nga Yakutsk, qyteti më i ftohtë në botë dhe kryeqyteti i distriktit Yakutsk në Siberi, Rusi.
A hatch of the Russian AN-26-100 plane flying to Magadan opened right in the sky. 25 people were on board. The pilots began landing right away.
A new name of Russian roulette – "Russian plane"?
🎥 MASH pic.twitter.com/TO5k7l1O1F
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 9, 2023