Abortuan 105 vajza adoleshente, çfarë po ndodh me abortin në Shqipëri?

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 09.01.2023, 19:09

Aborti në Shqipëri vijon me shifra të larta. Në një vend që popullësia po zvogëlohet vit pas viti, dëshira për të sjell në jetë një fëmijë po shtohet. Nga të dhënat e publikuar së fundmi, rezulton se abortet më të mëdha janë të gratë e martuara, ndërsa numri total shkon deri në 5 mijë aborte në vit.

Reth 66% e tyre kryhen nga gra të moshës 20-34 vjeç. Sipas analizës së skedave të aborteve, vihet re një rritje e ndërprerjeve të shtatzënisë nga gratë beqare pasi nga 5.7% që ishte në 2016, u rrit në 8.3% në 2020, por dominojnë gratë e martuara me rreth 91%.

Rreth 2.9 % e aborteve në total, kryhen në moshën 14-19 vjeç, nga 5.1% që ishte në 2016. Sipas të dhënave të ISHP-së nga 220 aborte tek adoleshentet në 2016, në 2020 janë regjistruar 105 aborte tek të miturat.

Për vitin 2020 abortet e kryera nga femrat e papuna zënë rreth 65 % të aborteve. Ndër qarqet me nivel më të lartë të abortit është Vlora (283 aborte për 1000 lindje), Fieri (194.8) dhe Beratin (194.7)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit