353 kg kokainë gjenden në një dhomë hoteli në Itali, 4 shqiptarë në pranga

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2023, 18:30

Treqind e pesëdhjetë e tre kilogramë kokainë e ndarë në pako janë sekuestruar pak ditë më parë në Itali.

Mediat lokale bëjnë me dije se në Celle Ligure, komunën e Savonës në një dhomë hoteli të thjeshtë janë sekuestruar 353 kg kokainë dhe në pranga janë vënë katër shtetas shqiptarë.

Operacioni i kryer nga Guardia di Finanza është finalizuar me arrestimin e shtetasve shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Shqiptarët akuzohen për trafik droge me rrethanë rënduese të sasisë së madhe.

Katër shqiptarët janë persona të panjohur në zonën ku u arrestuan e pronari i hotelit rezulton i pa përfshirë në këtë ngjarje. Pak orë më parë, shqiptarët kanë dalë para autoriteteve të drejtësisë italiane, por kanë zgjedhur të mos flasin e mos të japin asnjë dëshmi.

Antimafia e Barit e cila po merret me këtë çështje ende nuk ka arritur të zbulojë origjinën e sasisë së madhe të kokainës dhe as vendin pritës të saj. Vlen të thuhet se shqiptarët ishin nën mbikqyrjen e antimafies para se të arrestoheshin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit