Edi Rama e shet si sukses, MIJËRA EUROT në shtëpinë e Alda Klosit: Është vullnet i qeverisë sonë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.01.2023, 17:51

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka shitur si sukses daljen në shesh të parave të ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosit.

Ai thotë se është vullneti i qeverisë, që sot po dënohen zyrtarët. Megjithatë, Rama nuk ka reaguar aspak për përgjegjësinë e tij personale, që i ka dhënë mundësinë të punojnë krah tij, personave që kanë zhvatur qytetarët dhe nuk justifikojnë dot milionat e eurove.

Postimi i Ramës:

Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit!

E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë!

Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit