Editorial i JOQ/ Drejtoresha me mijëra euro, e kuptoni pse e do qeveria amnistinë fiskale?!

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 09.01.2023, 17:15

A e kuptoni pse po ngulmon qeveria të miratojë amnistinë fiskale? A ju duhen akoma prova dhe fakte? Le t'i analizojmë edhe njëherë së bashku.

Amnistia fiskale është një projektligj i cili synon që të bëjë të ligjshme paratë e emigrantëve. Deri këtu nuk ka asnjë për t'u shqetësuar. Shqetësues është fakti se nga amnistia fiskale mund të legalizohen deri në 2 milionë euro nga një person, jo nga një familje. Nga amnistia fiskale pritet të përfitojnë edhe njerëzit e afërt të politikanëve, çka ngrihen sërish dyshime se mund të ndodh një pastrim i pastër parash. Pikërisht këto shqetësime ka ngritur edhe Bashkimi Europian.

Por çfarë ndodhi brenda pak ditësh në Shqipëri?

Viola Sterjo, drejtoresha që premtonte grante në këmbim të pjesës së saj, na tregoi se korrupsioni brenda dyerëve të institucioneve ekziston në masa të frikshme. Ajo dyshohet se ka marr rreth 200 apo 400 mijë euro nga qytetarët që aplikonin për projekt ide për zhvillim. Këto janë shifra sporadike, të cilat nëse drejtoresha ka nisur t'i mbledh prej vitsh, mund të jenë bërë më shumë se 2 milionë euro. Këto para nuk kanë si të hidhen në qarkullim pa një amnisti fiskale.

Erisa Fero, punonjësja e AKSHI-t e frymëzuar nga "Transportuesi", bënte rrugën Tiranë – Pogradec me makinën e mbushur me kanabis. Gjatë kohës që u kap nga policia, ajo kishte në automjet 58 kilogramë, por sipas autoriteteve, levizjes e saj ishin të shumta. Edhe në këtë rast nuk dihet sa para ka bërë "transportuesja" e AKSHIT, duke shitur drogë. Për të legalizuar paratë, sigurisht që duhet një amnisti.

Alda Klosi, ish-drejtoresha e Arben Ahmetajt në kryeministri, kishte në banesën e saj të fshehura 500 apo 700 mijë euro. Shifra e parave që drejtoresha e cila firmoste koncesionet nuk dihet e saktë, por i saktë është fakti se thasë me para ishin të fshehur në shtëpinë e saj. Mijëra euro të pajustifikuara, ndonëse Alda Klosi u përpoq t'i argumentojë me historinë e xhaxhait.

Dukshëm, korrupsioni është i madh, aq i madh sa është shtrirë në çdo zyrë shtetërore. Këto para, dyshohet se nuk janë vetëm të Violës, Erisës apo Aldës, ato mund të kenë marr vetëm pjesën e tyre. Por sa mund të kenë marrë drejtuesit më të lartë? Sa është vjedhur dhe do të vazhdojë të vidhet buxheti i shqiptarëve, i taksapaguesëve të rregulltë?

Deri tani nuk kemi parë asnjë emigrantë që do të legalizojë 2 milionë euro, por kemi parë 3 "drejtoresha" që kanë më shumë se 2 milionë euo me rrogën e tyre në shtet. Ja pra pse duhet amnistia, për të legalizuar paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit