Shoferi i dehur përplas 58-vjeçarin në Korçë, përfundon në pranga

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.01.2023, 15:03

Një shofer i dehur, që drejtonte makinën në mënyrë të çrregullt, ka përplasur një këmbësor në Korçë. A.D, 66-vjeç, banues në Maliq, është arrestuar nga policia, ndërkohë që i aksidentuari, R.Z., 58-vjeç, ndodhet në spitalin e Korçës ku po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Njoftimi i Policisë: Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin AD., 66 vjeç, banues në Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. Z., 58 vjeç, banues në Libonik, Maliq, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi A. D. rezultoi në gjendje të dehur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit