Pastruesja, Rozeta Dobi: Ia mora paratë Alda Klosit sepse e urreja!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.01.2023, 13:24

Është zbardhur dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi, e cila akuzohet se së bashku me djalin e saj, kanë vjedhur rreth 500 mijë euro, në banesën e Alda Klosit, ish-drejtoreshës së Arben Ahmetaj.

Ajo ka thënë para policisë se ka vjedhur paratë e Klosit, pasi kishte një urrejtje për të, por nuk ka thënë diçka konkrete.

Ajo ka treguar në polici, se kur ka hapur dollapin ka gjetur një kasafortë që sipas saj brenda kishte mijëra euro dhe nga inati që ka pasur me Klosin i ka marrë paratë dhe është larguar.

“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.”, thuhet në dosje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit