Havier Dobi letër të dashurës nga burgu: Nuçja ime, maksimumi 2 muaj jam brenda

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.01.2023, 11:12

23-vjeçari Havier Dobi i cili akuzohet së bashku me mamanë e tij Rozeta Dobin se kanë vjedhur mbi 500.000€, i ka dërguar një letër të dashurës së tij nga ambientet e paraburgimit.

Dobi e etiketon të dashurën e tij si “nuçja” teksa i dashuruar, i kushton asaj fjalët më të ëmbla dhe shton se maksimumi do të qëndrojë në burg dy muaj. Atij do t’i komunikohet sot në gjykatë masa e sigurisë.

I riu akuzohet për një skemë vjedhjeje në shuma të mëdha parash në banesat ku e ëma punonte si sanitare. Rozeta Dobi rezulton se i kishte vjedhur edhe një sasi të konsiderueshme parash edhe ish-shefes së Arben Ahmetajt, Alda Klosit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit