Spartaku: “Kalova ditën me të, më premtoi se do më lironte djalin”, reagon Ulsi Manja: Ka shpikur!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.01.2023, 10:52

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar me anë të një statusi në Facebook pas deklaratës së Spartak Dobit.

Efektivi i policisë, njëherësh bashkëshort i sanitares Rozeta e baba i Havier Dobit, dy të arrestuarve për vjedhjen e 500.000€ në shtëpinë e ish-drejtoreshës së Ahmetajt Alda Klosit, deklaroi se e kishte kaluar ditën me ministrin e ky i fundit i kishte premtuar se do i lironte të birin.

“Sot kam qëndruar gjithë ditën me ministrin e drejtësisë. I kam treguar për ngjarjen e më tha do të bëjmë çmos që djalin ta lirojmë por gruan jo. I thashë gruan çojeni më tej Stambollit. Djali nuk ka faj, e ka mësuar e ëma. I kishim në rregull të gjithë gjërat. Djali shkonte punonte natën”,-deklaroi ai.

Manja ka reguar për deklaratën e Dobit duke thënë se po shpik faktin se ka patur një takim me të referuar gjendjes emocionale në të cilën ndodhet. Ministri i Drejtësisë ka sulmuar edhe mediat se po shfrytëzojnë ngjarjen për qëllime politike.

“Dua të besoj se ishte pikërisht kjo gjendje e rënduar arsyeja që e ka shtyrë zotin Dobi të shpikë edhe takimin me mua, apo dialogun imagjinar që paskemi patur me njëri-tjetrin. Por teksa gjendja psikologjike e një pensionisti që vuan arrestimin e djalit dhe gruas mund të kuptohet, është e pajustifikueshme përdorimi që i bëhet këtij personi nga media për qëllime kryekëput politike.

E vërteta është se unë kurrë nuk jam takuar me Spartak Dobin. Madje as nuk e njoh këtë person, as familjarët e tij. Sikurse unë kurrë nuk kam punuar në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht pretendimeve të personit në fjalë”,-shkruan ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit