Tre “skifterët” shqiptarë i vodhën shtëpinë, prokurori spanjoll: Ishin mjeshtra, nuk thyen asgjë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.01.2023, 10:18

Italia ka qenë një nga “habitatet” më të dëshiruara të “skifterëve” shqiptarë, por së fundmi vendet iberike janë shndërruar në një “oaz” për ushtrimin e aktivitetit kriminal të tyre. Së fundmi tre hajdutë shqiptarë kanë bërë shumë bujë në Spanjë.

Ata kanë vjedhur shtëpinë e Prokurorit Publik spanjoll në Braga të Portugalisë. Banda prej tre autorësh, që vepronte në Minho, po gjykohet në Braga, ku ka kryer krimin. Në momentin kur “skifterët” kanë bastisur shtëpinë e tij, prokurori dhe familjarët nuk kanë qenë në banesë.

Së fundmi ai ka folur në lidhje me këtë vjedhje që i është bërë tre shqiptarëve më datë 15 dhjetor të vitit 2021. Prokurori shprehet se “skifterët” nuk kishin shkaktuar asnjë dëm gjatë grabitjes. “Ata kishin përdorur teknika ndërhyrëse në dyer dhe dritare, pa i dëmtuar aspak ato. Ishin mjeshtra”, mësohet të ketë thënë prokurori.

Në shtëpinë e prokurorit grabitësit vodhën katër ora dhe flori, gjithsej me vlerë 5 mijë euro, si dhe 2 mijë euro cash. Edi Gjonaj (43 vjeç) dhe Artur Zisko (46 vjeç) janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim. Ata akuzohen për 11 vjedhje të rënda (11 të kryera dhe 5 në tentativë) dhe 30 akuza për falsifikim dokumentesh, përfshirë lejen e falsifikuar dhe targat.

Të dy kanë qëndruar në heshtje që nga fillimi i gjykimit. I dyshuari i tretë, Desard Marku (44 vjeç) ka arritur të arratiset në mënyrë spektakolare me një makinë policie, teksa ishte i armatosur. Dyshohet se kjo bandë ka vjedhur më shumë se 500 mijë euro nga tetori 2021 deri në shkurt 2022.

Gjatë seancave, avokati Tiago Melo Alves, mbrojtësi i dy të pandehurve në këtë gjyq, ka treguar se provat e procesit bazohen kryesisht në pamjet e kamerave të sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit