Tërmet në Shqipëri në orët e para të mëngjesit!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.01.2023, 07:20

Një tërmet me magnitudë 4.1 ka tronditur Shqipërinë orët e para të mëngjesit të sotëm. Tërmeti është ndjerë në orën 03:50.

Epiqendra ka qenë në Radhimë të Vlorës teksa qytetarët janë shprehur për JOQ se lëkundjet kanë qenë të forta.

Thellësia e tërmetit ka qenë 10 kilometra dhe ka patur dridhje edhe në sendet shtëpiake në shtëpiat e banorëve përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit