“Gruan e kanë ndihmuar familjarët e saj”, bashkëshorti i pastrueses: Djali të lirohet nga burgu, s’ka faj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2023, 01:09

Spartak Dobi është bashkëshorti i pastrueses Rozeta Dobi dhe babai i Havier Dobit. Gjatë një emisioni televiziv, Dobi, me profesion ish-polic ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të vjedhjes që ka kryer bashkëshortja.

Sipas tij Rozeta ka përfshirë edhe djalin nê këto veprime por nuk i ka dhënë asnjë shkas të kuptonte se me çfarë merrej. Spartak Dobi thotë se djali i tij duhet të lirohet sa më parë nga burgu, pasi mamaja e tij është fajtore.

Ai madje shton se Rozeta Dobi është ndihmuar nga familjarët e saj për të kryer vjedhjen dhe fshehur paratë.

Nuk e di ku i çonte paratë, unë e merrja rrogën dhe ia jepja gruas. Kërkoj nga mediat që mos të gënjejnë. Paratë janë gjetur në shtëpinë time, nuk ka shanse që gruaja ti ketë futur atje. Dyshoj se janë të implikuar dhe familjarët e bashkëshortes time. Ka shumë. Ku kishte ajo aq mend të fuste lekët te tubat e aspirimit. Ata ta lënë motrën pa bukë, unë djalit tim do i çojë. Dua që ai të dalë nga burgu sa më shpejt. Djali s’ka faj, fajin ia ka e ëma.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit