Rrëfehet me lot në sy bashkëshorti i pastrueses hajdute: Nuk i dija vjedhjet e saj, unë kam qenë polic

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2023, 21:13

Pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi janë arrestuar ditën e djeshme pasi kanë vjedhur më shumë se 500 mijë € në banesën e Alda Klosit.

Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses gjatë një interviste televizive ka treguar se nuk ishte në dijeni të vjedhjeve të gruas dhe djalit. Me lot në sy, ai shton se gjendja e tyre ekonomike ishte shumë e mirë.

Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Nuk e di të saktë mirë, i vrasë të gjithë. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marrë pension të mirë. Kam punuar vet polic.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit