Ish-drejtoresha e tij me mijëra euro në banesë/ A duhet policia të kontrollojë shtëpinë e “Tigrit”?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.01.2023, 20:11

Alda Klosi është zyrtarja, që dyshohet se u grabit nga pastruesja e saj, të cilës iu gjetën më shumë se 500 mijë euro në shtëpi. Klosi është drejtoresha dhe krahu i djathtë i ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe sot ajo punon në kryeministri.

Zyrtarja e lartë, ka rrëfyer për mediat se paratë i kishte për xhaxhain e sëmurë me kancer, por deri më tani kjo deklaratë nuk besohet shumë nga opinioni publik, pasi denoncimet për të, si e përfshirë në afera korrupsioni janë të shumta.

Megjithatë, askush nuk akuzon drejtpërdrejtë Klosin, pasi Tigri që ajo ka mbi kokë është edhe më i rrezikshëm.

Pyetja që bëjnë sot të gjithë është se pse nuk shkon policia të kontrollojë banesën e Arben Ahmetajt? Pse pas gjithë këtyre skandaleve, Ahmetaj është ende i paprekshëm? Kush e mbron atë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve duan kohë të kthehen zyrtarisht dhe të ketë një arrestim të tij, por qytetarët e dinë shumë mirë, se paratë që ka vjedhur pastruesja, janë të tyret dhe këtë s’e luan topi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit