20-vjeçari shqiptar kapet duke shitur heroinë në Francë, i ndalohet përgjithmonë hyrja në territorin francez

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2023, 18:02

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë pasi është kapur duke shitur heroinë.

20-vjeçari Fabjan Doda është arrestuar pas informatave të policisë se ai shiste heroinë në Saint-Etienne.

Pas këtyre informatave, policia u vu në lëvizje për të zbuluar aktivitetin e paligjshëm të shqiptarit. Ata “kapën mat” shqiptarin kur ai u takua me një klient i cili bleu 1 gram heroinë.

Por ajo që iu interesonte më shumë hetuesve ishte shitësi. Ata identifikuan banesën e tij dhe e arrestuan në shtëpinë e tij. Aty gjetën 770 euro cash, njëmbëdhjetë gramë heroinë të paketuar për shitje, material ambalazhimi dhe një fletë llogarie. I vendosur në paraburgim nga policia, shqiptari ka pranuar se ka tregtuar lëndë narkotike. Ai ka treguar se ka shitur heroinë në emër të një bashkëqytetari të tij shqiptar jashtë vendit. Sipas deklaratave të tij, ai kishte shitur për pesëmbëdhjetë heroinë me vlerë 2500 euro.

Fabjan Doda, 20 vjeç, u dënua me një vit burg si dhe ndalim të përhershëm nga territori francez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit