Shqiptari fut në kurth 23-vjeçaren në Greqi: I ofron punë si kamariere dhe e shfrytëzon për prostitucion

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2023, 17:30

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi në Greqi pasi ka mashtruar dhe mbajtur peng një 23-vjeçare.

Mediat greke raportojnë se shqiptari i prezantuar si pronar i një klubi nate, i ka ofruar punë 23-vjeçares dhe kur ajo ka pranuar të punojë sepse i duheshin paratë, shqiptari e ka burgosur në një apartament dhe e ka shfrytëzuar për prostitucion.

23-vjeçarja u detyrua të bënte deri në 4 takime romantike në ditë për shumën prej 150 eurosh, ndërsa shqiptari i kishte vendosur roje në hyrje për t'u siguruar që ajo mos të ikte.

23-vjeçarja pas tre muajsh në ferr, ka arritur të arratiset dhe të shkojë në Polici për të denoncuar gjithçka ka përjetuar.

Makthi i 23-vjeçares ka nisur kur vajza, siç u ka thënë oficerëve të Policisë ka takuar shqiptarin, i cili i është prezantuar si pronar i një lokali nate në qendër të qytetit. Shqiptari i ka ofruar punë 23-vjeçares si kamariere duke përfituar nga situata e vështirë financiare në të cilën ndodhej. Kur 23-vjeçarja pranoi propozimin e shqiptarit, ai e burgosi në banesën e tij dhe e shfrytëzoi për takime me burra të tjerë.

Për një periudhë afërsisht tre mujore, shqiptari e ka burgosur në mënyrë të paligjshme dhe kundër dëshirës së saj vajzën, duke monitoruar plotësisht lëvizjet e saj, madje duke vendosur “roje” jashtë shtëpisë së tij gjatë orëve që ai mungonte. Për një periudhë tre mujore, shqiptari e ka detyruar vajzën të bëjë mesatarisht katër takime seksuale në ditë me pagesë. Konkretisht, kostoja për çdo takim ishte 150 €, prej të cilave 50 € i mbante “agjencia e takimeve), 20 € për shqoptarin që vepronte si shofer dhe 80 € për 23-vjeçaren. Megjithatë, shqiptari i cili ishte shoferi ekskluziv që e transportonte çdo ditë 23-vjeçaren në takimet e saj seksuale, i mbante të gjitha të ardhurat e saj nga prostitucioni, duke vazhduar kështu të përfitonte një përfitim financiar të paligjshëm nëpërmjet shfrytëzimit të saj”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit