Policia ka arrestuar një 42-vjeçar pasi akuzohet se ka vjedhur një televizor dhe një njësi kompjuterike në një objekt në fshatin Qerret. Policia e Tiranës njofton se deri në gjysmën e ditës së sotme kanë arrestuar edhe tre persona të tjerë të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet pa leje dhe në gjendje të dehur.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin B. M., 42 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe një njësi kompjuterike, në një objekt në fshatin Qerret. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – A. O., 23 vjeç, E. T., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, pa leje drejtimi; – S. Z., 37 vjeç, N. Q., 33 vjeç, B. S., 36 vjeç, të tre banues në Tiranë, M. K., 35 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur; – A. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi", njofton policia.