Pastruesja dhe djali i saj i vodhën qindra mijëra euro në banesë, nisin hetimet për ish-zyrtaren e lartë në Kryeministri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.01.2023, 14:42

Pas arrestimit të Havier dhe Rozeta Dobit,nënë e bir të cilët akuzohen se i vodhën 120 mijë euro dhe bizhuteri, kanë nisur hetimet për ish-shefen e kabinetit në Kryeministri Alda Klosi. Rozeta dhe Havier Dobi më datë 15 dhjetor kanë grabitur nga banesa e Klosit.

Në momentin kur ka ndodhur grabitja, Klosi ndodhej në SHBA. Ndërkaq sot në kontrollin e banesës së nënë e bir, policia ka gjetur mbi 400 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri të cilat ishin fshehur në tubin e aspirimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit