59-vjeçari në Delvinë plagos veten me armë zjarri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.01.2023, 13:44

Një plagosje ka ndodhur në Delvinë, ku një 59- vjeçar ka mbërritur i plagosur në Spitalin e Sarandës ditën e sotme. Policia njofton se personi i identifikuar me iniciale M. H., dyshohet se është vetë-plagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë.

Policia Delvinë

Informacion paraprak. Sot, rreth orës 12:30, është paraqitur në Spitalin e Sarandës, për ndihmë mjekësore shtetasi M. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetë-plagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit