Pastruesja me djalin e saj i vodhën 120 mijë € dhe bizhuteri, pronarja e banesës ish-shefja e kabinetit të Ahmetaj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.01.2023, 13:23

Rozeta Dobi bashkë me djalin e saj Havier Dobi, vodhën banesën në rrugën e Kosovarëve në Kryeqytet, ku Rozeta punonte pastruese. Shtëpia e grabitur mësohet se i përket ish-shefes së kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosit.

Vjedhja në fjalë ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit, teksa ishte Klosi që ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor, ndërkohë banesa ku është kryer vjedhja ishte marrë nga ajo me qira. Gjithashtu mësohet se në momentin kur ka ndodhur grabitja, Klosi ndodhej në SHBA.

Dje gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie, teksa sot në banesën e Rozetës u gjetën edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit