Me djalin vodhi 120 mijë € në banesën ku ishte pastruese, Rozetës i gjenden në tubin e aspirimit edhe 400 mijë €

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.01.2023, 12:45

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u arrestuan dje pasi akuzohen se kanë vjedhur një shtëpi në rrugën e Kosovarëve, në Tiranë, ku Rozeta ishte pastruese. Dje, gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Ndërkohë sot, një tjetër shumë e konsiderueshme parash janë gjetur e më pas sekuestruar në banesën e Rozeta dhe Havier Dobit. Konkretisht, i janë sekuestruar 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre. Nuk dihet ende se ku i kanë gjetur paratë dhe aksesorët.

"Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar "Inside", gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit