Australia përfshihet nga përmbytje të fuqishme, rritet numri i viktimave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.01.2023, 11:14

Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm ka shkaktuar përmbytje të mëdha në Australi. Disa pjesë të vendit kanë regjistruar reshje mbi mesataren, teksa disa zona janë të pakalueshme, ndërsa helikopterët ushtarakë kanë evakuuar qindra njerëz. Sipas kreut të shërbimeve të ndihmës zonat në veriperëndim të vendit janë nën ujë dhe nuk mund të shihje asgjë nga dendësia e tij. Shërbimi i motit i Australisë tha sot gjendja kritike e motit do të vazhdoj ende. Shumë komunitete në veriperëndim të vendit apelojnë për ndihmë nga përmbytja rekord e vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit