I arrestuar për çështjen e incerenatorit të Fierit, vdes në spitalin e QSUT Enver Sheshi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.01.2023, 09:57

Ka ndërruar jetë në spitalin e QSUT-së, Enver Sheshi, i arrestuar për çështjen e incerenatorit të Fierit. 59-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë nga arresti kardiak, teksa ngjarja mbetet e dyshimtë. Dje në orën 16.15, ai doli nga burgu 313 me urgjencë për në QSUT, teksa pas një arresti kardiak ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit QSUT, ndërsa aktualisht po bëhet ekspertiza dhe pritet një tjetër njoftim. Sot është njoftuar edhe ceremonia e varrimit për Sheshin në lagjen ku banonte.

Sheshi akuzohej për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim dhe si i arrestuar si pjesë e dosjes së inceneratorëve, pyetja që ngrihet është nëse Sheshi u eliminua për shkak të informacioneve që kishte? I ndjeri Enver Sheshi ishte hetuar dhe ndëshkuar për të njëjtën çështje, për evazion fiskal si administrator i kompanisë Leli 17. Kompania Leli 17 është denoncuar nga Monika Kryemadhi për evazion fiskal. Leli 17, me administrator Enver Sheshi, është hetuar nga Prokuroria në vitin 2018 si pjesë e skemës me mashtrimin e TVSH me kompanitë Lumi 06 dhe EL ZA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit