Anglia i kërkonte për trafik droge, arrestohen në 3 shtete të BE-së 4 shqiptarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2023, 23:14

Katër shtetas shqiptarë që ishin shpallur në kërkim nga autoritetet britanike janë arrestuar në shtete të ndryshme në BE.

Në Itali, Gjermani dhe Belgjikë janë arrestuar katër shqiptarët e shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike nga autoritetet angleze.

Në Itali janë ndaluar dy shqiptarët me inicialet M.H dhe L.V. Ndërkohë në një aeroport të Gjermanisë është arrestuar shqiptari me inicialet K.M, pasi po përpiqej të udhëtonte drejt një tjetër shteti të Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër në Belgjikë u ndalua shqiptari i katërt me inicialet A.B.

Shtetasit shqiptarë dyshohet së në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë patur rol aktiv në trafikun e drogës mes Anglisë dhe vendeve të BE-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit