Pasi vdiqën 4 persona dhe u plagosën 4 të tjerë, “Gjoka” vendos sinalistikën te Rruga Arbrit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 07.01.2023, 19:44

Kompania "Gjoka" që ka marr tenderin për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, është një subjekt hetimi i pastër nga SPAK. Kompania në fjalë, ka hapur para dy vitesh segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, por nuk kishte vendosur asnjë sinjalistikë rrugore.

U desh gjaku i Sokol Tashës, 24 vjeç, dhe tre antarëve të familjes Istrefi, Kujtimit, Muratit dhe Lulëzimes që këtij segmenti rrugor t'i vendosej sinjalistika e duhur. Brenda pak ditëve 4 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë u plagosën në të ashtuquajturën "Rruga e Vdekjes", pasi koncesionari nuk kishte kryer të gjithë punën e duhur.

Kjo vërtetohet pikërisht nga fakti se rruga është pajisur këtë të shtunë me tabela informuese. Fill pas dy aksidenteve tragjike, koncesionari u kujtua që të mendojë për udhëtarët.

Në çdo vend demokratik të botës, një ngjarje e tillë do të ishte prova më e pakundërshtueshme e strukturave të drejtësisë për hetuar koncesionarin. Por çafrë do të ndodhë me kompaninë "Gjoka"?

Kujtojmë se Altin Dumani, kreu i SPAK, është me origjinë nga ato zona, pikërisht afër rrugës që i mori jetën 4 personave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit