Merr flakë ofiçina në Lushnje, bashkë me ndërtesën shkrumbohen edhe disa makina

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 07.01.2023, 17:11

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e kësaj të shtune në një ofiçinë që shërbente për lyerje makinash. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Saver të Lushnjës, ku përmasat e zjarrit kanë qenë të mëdha.

Brenda në ofiçinë, kanë qenë një numër i konsiderueshëm automjetesh që ishin planifikuar për lyerje. Flakët kanë shkrumbuar gjithçka, duke shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm.

Deri më tani nuk dihen ende rrethanat në të cilat u shkaktua zjarri, ndërsa po punonohet për shuarjen e tij dhe mospërhapjen e flakëve në banesat përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit