Ishujt grek nuk gjejnë qetësi, dhjetëra lëkundje tërmeti në Lesbos

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.01.2023, 16:57

Që prej orëve të para të mëngjesit ishulli i Lesbos nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Pak para orës 4 të mëngjesit është regjistruar një tërmet i fuqishëm 4.9 ballë shkalla Rihter dhe është ndjerë në të gjithë ishullin duke shkaktuar shqetësim tek banorët.

Epiqendra e tij sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës ishte katër kilometra në veriperëndim të Mandamados, në zonën e Lepetymnos, 268 kilometra në verilindje të Athinës dhe kishte një thellësi prej 17.5 kilometrash. Por sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ndodhej 130 kilometra në veriperëndim të Izmirit ose 14 kilometra në veri të Agia Paraskevi, në Lesvo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit