Aksident i rëndë në Turqi/ Përmbyset autobusi! Vdesin 5 persona, mes tyre edhe fëmijë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.01.2023, 16:24

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Dijarbakir, të Turqisë.

Si pasojë e përmbysjes së autobusit, i cili ishte i mbushur me pasagjerë kanë humbur jetën pesë persona dhe 22 të tjerë mbetën të plagosur.

"Sipas të dhënave paraprake, 5 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe 22 persona u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përmbys në Dijarbakır", tha kanali televiziv TRT Haber.

Sipas njoftimeve, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke rrëshqitur dhe shkak është bërë lagështira në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit