Bashkë me nënën pastruese grabitën 120 mijë euro, Havier Dobi reklamonte jetën luksoze në Tik Tok

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.01.2023, 12:43

Policia arrestoi shtetasen Rozeta Dobi, 49-vjeçe dhe djalin e saj Havier Dobin, 23 vjeç. Nënë e bir akuzohen se kanë grabitur një shtëpi, ku Rozeta punonte pastruese. Ata shpërdoruan besimin e dhënë nga pronarja e banesës dhe i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë, që arrinin vlerën rreth 120 mijë euro. Bëhet fjalë për 58150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri) të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Pas grabitjes spektakolare në një banesë në rrugën e Kosovarëve në kryeqytet, nënë e bir kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale.

Denoncimi për vjedhjen është bërë më 15 dhjetor, nga pronarja e banesës e cila jetonte bashkë me të bijën, pasi ishte e divorcuar dhe mësohet se ka plot biznese e pasuri. 23-vjeçari Havier Dobi që grabiti një banesë së bashku me nënën e tij, ka asion boksin, teksa reklamonte në rrjetet sociale shpenzimet e mëdha që ka bërë dhe jetën e luksit. Ai shihet në videot e Tik Tok me dy makina tip 'Benz', ndërkohë që nuk mungojnë as pozat me ora floriri, bizhuteri të shtrenjta e syze dielli.

@havier__dobi #fyp #viral #tattoo #love #mom ♬ original sound – Eri vodha

@havier__dobi #fyp #viral #sixnationsrugby #mercedes #bmw ♬ original sound – 🇦🇱🇬🇧

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit