Hodhi foshnjën në lumin Kir, 32-vjeçarja: S’e mbaja dot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.01.2023, 12:04

Në Shkodër nëna 32-vjeçare Orjana Gremi hodhi fëmijën e saj në lumin Kir. Bebja e gjinisë mashkull, kishte ardhur në jetë në datë 30 dhjetor 2022, teksa nëna e ka mbytur në lumë, një javë pas lindjes. Në datën 4 Janar Orjana ka lënë spitalin, pasi ka kryer të gjitha procedurat edhe për përfitimin e bonusit, teksa foshnja është hedhur në lumë prej 2 ditësh dhe kanë qenë misionarët e Kishës Katolike që kanë njoftuar dje policinë, pasi kanë parë që 32-vjeçarja nuk e ka fëmijën.

Ndërkohë Gremi në dëshminë e saj në Polici pas arrestimit, ka deklaruar se ka mbytur foshnjën pasi nuk e mbante dot, ndërsa nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për aktin e rëndë të kryer ndaj foshnjës së saj.

"Fëmijën e hodha në lumë, sepse nuk kisha mundësi ta mbaja”, ka thënë Orjana para policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit