Dyshohet se ndihmoi “Kobrën” të fshihte provat pas vrasjes së Visartit, i arrestuari është Roland Susuri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.01.2023, 11:51

Veç Dibran Hoxhës, i arrestuari tjetër nga Policia e Kosovës është Roland Susuri nga Prizreni. Të dy akuzohen se lidhen me vrasjen e Visart Cengut nga Kukësi në lokalin e Dibranit, të njohur si King Kobra. Bëhet e ditur se Susuri ka fshehur provat duke zhdukur pamjet nga kamerat e sigurisë në lokalin “Kobra City”, vendi ku u vra 31-vjeçari Cengu dhe mbeti i plagosur shoku i të ndjerit. Arrestimi i tij është konfirmuar përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftim.

"Pershendetje joq i dyshuari tjeter per rastin e vrasjes se 31 vjeqarit Visart Cengu eshte Roland Susuri nga fshati Zhur.Policia dhe prokuroria dyshojn se ka ndihmu per fshehjen e provave", shkruan banori i fshatit Zhur për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit