Ngjarje makabre në Shkodër, 32-vjeçarja hedh foshnjën e saj në lumin Kir

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.01.2023, 11:30

Një ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur në Shkodër, ku 32-vjeçarja Orjana Gremi, ka hedhur në lumin Kir foshnjën e saj ditën e djeshme, teksa mësohet se e ka lindur më datë 30 dhjetor të vitit të shkuar. Ngjarja është zbuluar vetëm së fundmi nga policia, teksa foshnja ishte shpallur i humbur.

Pas kërkimeve, policia e ka gjetur në ujërat e lumit dhe nga hetimet ka rezultuar se këtë veprim makabre e ka bërë nëna e fëmijës, e cila ishte banuese në fshatin Myselim dhe është arrestuar në flagrancë nga policia. Nuk dihet ende nëse ajo gëzon shëndet të plotë mendor.

NJOFTIMI I POLICISË – Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022 dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë trupi i foshnjës së 32-vjeçares, e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O.G, 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit