Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.01.2023, 09:00

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Gjithashtu, në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes, në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë, si dhe shikim të reduktuar. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit